Dyshohet se dhunoi të miturën para një muaji, prokurori rekomandon lirimin e burrit nga Skënderaj

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Skenderaj, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një të mitur para një muaji. Por, pas intervistimit, prokurori ka rekomanduar që i njëjti të lirohet, raporton Express.

Përmes raportit, Policia ka bërë me dije se viktima s’ka pranuar të marr tretman mjekësor.

“Skenderaj shtator 2021 – NN. Në lidhje me rastin me datë 22.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka se ka dhunuar seksualisht të miturën, viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...