I pari që ka bërë homazhe dhe nderime para varrit të presidentit historik, Ibrahim Rugova, sot në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta, ka qenë ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.
Edhe pse homazhe nga krerë të shtetit janë paralajmëruar prej orës 09:30, Astrit Haraqija i shoqëruar nga familja e tij e ngushtë, ka qenë i pari sot që është përkulur para varrit të Rugovës.
Astrit Haraqija, ishte ministër në qeverinë Haradinaj në kohën e koalicionit LDK-AAK. Viteve të fundit njihet si kritik i disa zhvillimeve brenda LDK-së, ndërsa një nga personat më të afërt me familjen e presidentit Ibrahim Rugova. /Telegrafi/


