Votat e mërgimtarëve, KQZ-ja jep detaje

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka deklaruar se shërbimi votues i KQZ-së ka përfunduar punën në vlerësimin dhe verifikimin e rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës nga 15 shtatori deri më 15 tetor, raporton Express

Elezi tha se janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime. Nga to, janë aprovuar 9 mijë e 610, ndërkaq janë refuzuar 1 mijë e 324.

“Brenda këtyre pakove të supozuara me fletëvotime janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime. Nga procesi i vlerësimit nga shërbimi votues, janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Fletëvotimet që ndodhen brenda këtyre zarfeve do të numërohen gjatë fundjavës këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka deklaruar Elezi.

Elezi deklaroi se votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara janë në fazën përfundimtare të verifikimit.

“Ndërsa, sa i përket votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta jemi në fazën gati përfundimtare të verifikimit para se të bëhet numërimi i tyre. Ka mbetur që të krahasohen votuesit me kusht me qytetarët që kanë votuar në vendvotimet e rregullta, në mënyrë që ta dimë nëse një person ka votuar dy herë: në vendvotimin me kusht, por edhe në vendvotimin e rregullt. Kjo është vepër penale”, ka deklaruar Elezi.

Po ashtu, Elezi ka njoftuar se janë duke u bërë përgatitjet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, ku përfshihen të gjitha aktivitetet që do të realizohen nga KQZ për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...