Humbja më e thellë në karrierë, reagon Mourinho: 11-shja që zgjodha nuk dinë të luajn futboll!

PUBLIKUAR

Jose Mourinho mbrëmë ka pësuar humbjen më të thellë në karrierë. Kampioni i Norvegjisë, Bodo Glimt i ka dhënë leksion Romës së Mourinhos duke e mposhtur me rezultat 6-1.

Trajneri portugez kishte startuar me lojtarët që kanë më pak minutazh, pjesë e të cilëve ishte edhe shqiptari Marash Kumbulla. Mou ka fajësuar lojtarët e tij duke i akuzuar se nuk dinë të luajnë futboll.

“Kam 12-13 lojtarë në skuadër që janë në nivel të mirë, të tjerët nuk po e arrijnë atë nivel. Megjithatë, është faji im sepse unë jam ai që vendosi se kush do të luaj.Formacioni ndaj Bodo Glimt është bërë me qëllimin më të mirë, duke u përpjekur t’u japë mundësi lojtarëve që luanë më pak. Por është parë që Bodo ka më shumë cilësi se ata që kanë luajtur në skuadrën time.

Unë i di aftësitë e këtyre lojtarëve që i futa në lojë, por prisja një përgjigje tjetër nga ta. E vetmja gjë pozitive është se më nuk do të më pyesni se pse startoj gjithmonë me të njëjtit lojtar në formacion” ka thënë Mourinho./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...