Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Një burrë nga Prishtina është gjetur i vdekur nga familjarët e tij. Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prishtinë, 21.10.2021 – 09:00. Raportohet se  viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku  është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...