Mourinho ofendon rëndë futbollistët: “Kam vetëm 13 lojtarë”

PUBLIKUAR

Sipas Jose Mourinhos, vetëm gjysma e ekipit meriton ta veshë fanellën e Romës. Ai thotë se Roma ka 13 futbollistë.

Si gjithmonë, ku ekipi i tij humb, faji është te të tjerët, jo te ai. Bëhet fjalë për Jose Mourinhon, që ka thumbuar futbollistët e tij pas humbjes në Conference League.

Verdhekuqtë u turpëruan 6-1 në Norvegji përballë Bodos në një mbrëmje për t’u harruar për skuadrën kryeqytetase.

Mou ua hedh fajin futbollistëve që luajnë më pak, sipas të cilit, nuk janë në nivelin që kërkon Roma.

“Nëse do të mund të luaja gjithmonë me të njëjtin formacion, atëherë do ta bëja. Është e rrezikshme, sepse kemi një hendek të madh në cilësi mes dy grupeve të lojtarëve. I dija kufijtë e kësaj skuadre, nuk është e re për mua, por prisja një përgjigje më të mirë. Siç thashë, është zgjedhja ime të luaj me ta, kështu që është përgjegjësia ime”, u shpreh Mourinho.

“Asnjëherë nuk e kam fshehur faktin se ne ishim një skuadër me kufizime të vërteta. Kemi 13 lojtarë që përfaqësojnë një ekip, të tjerët janë në një nivel tjetër”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...