Arrestohet 87 vjeçari në Drenas, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 87 vjeçar në Drenas si i dyshuar për veprën sulm seksual.

I dyshuari me inicialet J. B sipas denoncimit ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Sot rreth orës 13:00, nga njësitet policore të stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën sulm seksual. J. B, mashkull 87 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  ka ardhur menjëherë,  pasi ankuesja ka  bërë  denoncimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij”.

“Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, njoftoi policia.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...