Daçiq: Greqia më garantoi se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq tha se përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, si dhe kryepeshkopi në Athinë i kanë thënë se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Daçiq e shfrytëzoi vizitën e tij në Athinë për takime dypalëshe me homologun e tij grek, Konstantinos Tasoulas, kryepeshkopin Jerome II të Athinës dhe ish-kryeministrin e Greqisë dhe tani udhëheqësin e opozitës, Alexis Tsipras, i cili, siç thotë Daçiq, i ka thënë se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Express.

“Përfaqësuesit e qeverisë, pra kryetari i parlamentit, kreu i opozitës, kryepeshkopi, të gjithë e thonë të njëjtën gjë, dhe kjo është se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Varet nga ne që ta mbajmë këtë temë aktive, domethënë të bëjmë atë lloj pyetjeje sepse është me rëndësi të madhe për ne”, tha Daçiq

Duke folur për takimin me kryetarin e Parlamentit helen, Tasoulas, Daçiq tha se kanë ranë dakord që ai ta vizitojë Serbinë deri në fund të vitit.

Duke iu referuar takimit të tij me Tsipras, tani kreu i opozitës, Daçiq tha se ai është mik i tij i madh dhe mik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shton se ata kishin bashkëpunim të mirë me të kur ai ishte kryeministër.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...