Lingard bie në radar të Evertonit

PUBLIKUAR

Futbollisti anglez pritet të largohet nga Manchester United, e duan edhe Barcelona e Milani

Jesse Lingard ka përfunduar në radar të Evertonit.

Sulmuesi anglez pritet të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Atij do t’i skadojë kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë verën tjetër.

Sipas mediumit “Football Insider”, Evertoni do të mundohet ta arrijë marrëveshjen me lojtarin qysh në janar.

Përfaqësuesi anglez nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “Old Trafford”, përcjell “Gazeta Express”.

United mund të vendosë ta shesë atë në janar, për ta mos e humbur pa para verën tjetër.

Krahas Evertonit, interesim për 28 vjeçarin kanë shfaqur edhe Barcelona e Milani. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...