Shkurti, i gjatë për Thaçin

PUBLIKUAR

Partnerët e koalicionit qeverisës ende nuk janë koordinuar për çështjen e zgjedhjes së liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, për president të vendit. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë përfaqësuesit e partive në pushtet, të cilët thonë se kjo çështje ende nuk është diskutuar në mes të partnerëve qeverisës dhe madje as brenda subjekteve politike.

Kurse analistët politikë thonë se pavarësisht deklaratave të Thaçit se zgjedhja e tij për president është punë e kryer, një gjë e tillë cilësohet si mjaft e komplikuar, pasi ata vlerësojnë se ende nuk është shumë e qartë se kush do ta mbështetë Thaçin e kush jo.

Muaji shkurt, ndërkaq, konsiderohet vendimtar për zgjedhjen e presidentit ose shkuarjen në zgjedhje të reja.

Të martën zëvendëskryeministri dhe njëherësh lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se ka koordinim në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës dhe se ata janë unikë për të.

“Partnerët janë unikë në angazhimet që kanë si të qeverisjes dhe ato në kuadër të përgjegjësive kushtetuese ligjore”, ka deklaruar ndër të tjera Thaçi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...