Solskjaer: Nëse dikush dëshiron ta kritikojë Ronaldon, lë ta shikojë ndeshjen kundër Atalantës

PUBLIKUAR

Ole Gunnar Solskjaer ka reaguar ashpër ndaj atyre që i kritikojnë përpjekjet e Cristiano Ronaldos, pasi portugezi ia siguroi Manchester Unitedit fitoren me rikthim kundër Atalantës të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo e shënoi golin e fitores me rikthim 3:2 për Unitedin në çastet e fundit, pasi Atalanta e kishte krijuar një epërsi të hershme prej dy golave herët në ndeshje në Old Trafford, raporton Gazeta Express.

Por Ronaldo është kritikuar së fundmi se nuk po punon mjaftueshëm në fushë për t’i ndihmuar mbrojtës së Unitedit.

Trajneri i Unitedit Solskjaer mendon ndryshe, megjithatë, pasi tha pas ndeshjes së goli i fitores tregon se sa i mirë është Ronaldo.

“Ronaldo është i madh para portës. Nëse dikush dëshiron ta kritikojë atë për përpjekjet dhe punën e tij, thjesht shikojeni këtë ndeshje. Shikojeni se si vrapon ai përreth”, tha Solskjaer. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...