Gjigantët evropianë pas Haalandit

PUBLIKUAR

Reali, Bayerni, PSG-ja e Man City synojnë ta transferojnë sulmuesin e rrezikshëm të Dortmundit

Erling Haaland është futbollisti më i kërkuar në Evropë i momentit.

Sulmuesi norvegjez po shkëlqen në fanellën e Borussia Dortmundit në dy sezonet e fundit.

Dhe, kjo ka bërë që gjigantët e futbollit evropian të mundohen ta transferojnë atë.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se interesim për Haalandin kanë shfaqur Real Madridi, Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini dhe Manchester City, përcjell “Gazeta Express”.

Mbetet të shihet se cilin prej këtyre klubeve e preferon ish-futbollisti i Salzburgut.

Dortmundi është i vetëdijshëm që ky mund të jetë sezoni i fundit i Haalandit në fanellën Verdhezi.

Klubi gjerman ndërkohë i kërkon së paku 100 milionë euro për 21 vjeçarin. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...