Renditja e FIFA-s: Belgjika vazhdon të prijë, Shqipëria ngrihet për tri pozita

PUBLIKUAR

Belgjika vijon të prijë në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, me Shqipërinë që është ngritur për tri pozita, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

Kombëtarja kuqezi zë vendin e 63-të në renditjen e re të FIFA-s tani, raporton Gazeta Express.

Shqipëria i fitoi 5.60 pikë në renditjen e re, falë fitores kundër Hungarisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në tetor.

Në renditjen e kaluar, publikuar në shtator, Shqipëria renditej e 66-ta.

Ndërkohë, renditjes i prin Belgjika, me Brazilin që ngel në vendin e dytë.

Ndërsa Franca ka kaluar në vendin e tretë, Italia në të katërtin dhe Anglia ka rënë në të pestin.

Argjentina në vendin e gjashtë, Portugalia në të shtatin, Spanja në të tetin, Meksika në të nëntin dhe Danimarka e 10-ta e mbyllin top 10-shën e renditjes së FIFA-s./Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...