U rrah nga dy persona në Peje, ndërhyn policia

PUBLIKUAR

Stacioni Policor në Pejë dje është njoftuar nga viktima se në fshatin Jabllanicë-Pejë, pas një fjalosje me të dyshuarin e parë, viktima goditet disa herë me grushte dhe i shkaktohen lëndime të dukshme në fytyrë i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes, më pas sulmohet edhe nga i  dyshuari i dytë i cili del nga vetura dhe me një pjesë të armës e godet në kokë viktimën duke i shkaktuar lëndime.

Pas një pune intensive, policia njofton për arrestimin e dy të dyshuarve, dhe ne bashkëpunim me prokurorin e shtetit, është bastisur shtëpia e personave tё dyshuar: Q. E. lindur me 1968, dhe E.E., lindur me 1994.

“Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një (1) armё e ashtuquajtur (sharc), një (1) karikator i armёs AK-47, tridhjetё (30) fishekё të armës AK-47, dy (2) kondak të drurit të armës dhe tri (3) palë dylbi të armës”, njofton policia, transmeton Express.

Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48-orë.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...