Icardi me shpirt të këputur, lë të kuptohet se Wanda s’do të shkurorëzohet nga ai

PUBLIKUAR

Mauro Icardi ka lënë të kuptohet se Wanda Nara nuk do të shkurorëzohet nga ai, pas dyshimeve se ai e ka tradhtuar atë me një aktore argjentinase.

Wanda e akuzoi Icardin të dielën në rrjetet sociale se e tradhtoi me një aktore argjentinase, raporton Gazeta Express.

Thuhet se Icardi e kishte një aferë dashurie me aktoren argjentinase Eugenia Rodriguez.

Icardi mungoi në stërvitjet e PSG-së kohët e fundit dhe në fitoren e së martës në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig  për këtë arsye.

Një ndarja e tij nga bashkëshortja do të kishte pasoja edhe në jetën profesionale të lojtarit, duke qenë se Wanda është menaxhere e Icardit.

Por, bazuar në postimin e fundit të Icardit në Instagram, duket se ata nuk do të ndahen.

“Faleminderit që po vazhdon t’i besosh kësaj familjeje të bukur, faleminderit që je motori i jetës sonë”, shkroi Icardi në Instagram duke iu drejtuar Wandës.

“Sa shumë të dhembë kur i lëndon të dashurit e tu. Mund të shërohesh vetëm atëherë kur të falin ata që i ke lënduar”, shtoi ai.

Megjithatë, Wanda ende nuk ka reaguar ndaj postimit të Icardit, pavarësisht se është përmendur nga ai aty./Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...