Benzema mungon në seancën gjyqësore ndaj tij, rrezikon dënim me 5 vjet burgim

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, mungoi në seancën hapëse të gjykimit treditor ndaj tij në Francë, ku akuzohet për përfshirje në një tentim shantazh ndaj ish-bashkëlojtarit të vet francez Mathiueu Valbuena.

Benzema dyshohet se kishte tentuar ta shantazhojë ish-bashkëlojtarin e vet në Kombëtaren e Francës, Valbuena, për një kasetë seksi, raporton Gazeta Express.

Nëse shpallet fajtor, Benzema përballet me dënim deri në pesë vjet burim.

Ekipi ligjor i sulmuesit 33-vjeçar tha në Gjykatën e Versailles se detyrimet profesionale e bënë të pamundur për Benzeman të paraqitjet në seancë.

Ky pretendim u hodh poshtë nga avokati i Valbuenas.

Benzema luajti për Madridin në Kiev të martën kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve. Madridi do të përballet me Barcelonën të dielën në La Liga.

Katër personat e tjerë të akuzuar për shantazh ishin të pranishëm në gjykatë.

Benzema po gjykohet për pjesëmarrjen në tentim për shantazh.

Ai rrezikon burgim deri në pesë vjet dhe gjobë prej 75 mijë eurove nëse shpallet fajtor.

Benzema i ka mohuar të gjitha akuzat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...