Filozofia Rugoviane dhe shtrirja e saj sot (Video)

PUBLIKUAR

Sa herë që ofrohen zgjedhjet, Filozofia Rugoviane vihet në shprehje nga anëtarët e LDK-së. E për ish presidentin Fatmir Sejdiu, që ishte bashkë me presidentin historik të Kosovës, kjo filozofi në vetvete nënkupton rrugën paqësore që Ibrahim Rugova u mundua të plasonte tek të tjerët.

Por, sipas Sejdiut që është kryetar nderi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, idetë e Rugovës, nuk është se po përfillen shumë kohëve të fundit. Madje as nga veta ata që janë pjesë e partisë që Rugova vet e themeloi.

Kësi mendimi ndanë edhe Sali Cacaj, ish këshilltar i presidentit të ndjerë.

Milazim Krasniqi, që bashkëpunoi ngushtë me presidentin, qysh para themelimit të LDK-së, po thotë se ideja Rugoviane doli në pah tek pas vdekjes së tij. Dhe atë zakonisht e përdonin njerëz që as qe kanë njohur liderin.

Krasniqi në përgjithësi idetë e Rugoves i cilëson si liberale, që në vete ngërthejnë paqe.

Më pak të informuar për këtë filozofi janë qytetarët. Veçse ata po e cilësojnë atë si më të mirë se atë të sotmen.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...