Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog i ka dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës Pakon e Zgjerimit 2021
Pjesë e kësaj Pakoje është edhe Raporti për Kosovën.
“Ambasadori i BE-së 🇪🇺 Tomash Sunjog ia dorëzoi sot Kryetarit të Kuvendit të Kosovës 🇽🇰 Glauk Konjufcës Pakon e Zgjerimit 2021, dukë përfshirë Raportin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Szunyog këtë raport dje ua dorëzoi edhe kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. /Express/


