Peja nuk njeh kundërshtar (Foto)

PUBLIKUAR

Klubi basketbollistik i Pejës ka regjistruar fitoren e shtatë në Grupin B në kuadër të Ligës Ballkanike duke mposhtur KK Lovcen me rezultat 78-61.

Një fillim fantastik i skuadrës nga Kosova që e mbylli pjesëlojën e parë me rezultat 28:13.

Malazezët shënuan dy pikë më shumë se pejanët në çerekun e dytë (16:18), mirëpo skuadra nikoqire kishte epërsi bindëse në fund të gjysmës së parë, 44:31.

Vendasit rikthyen dominimin në çerekun e tretë duke shënuar 20 pikë, kundrejt vetëm 11-të të kundërshtarit.

Asgjë nuk mund të bënin mysafirët në çerekun e fundit, pos që të pajtoheshin me humbjen e thellë (78-61).

Peja forcon pozitën e parë në Grupin B me 15 pikë, dy më shumë se Teodo dhe Bashkimi që kanë më pak ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...