Ja kush do të jetë kundërkandidati i Thaçit për President (Video)

PUBLIKUAR

Për nga modeli flokëve, ka ngjashmëri me kandidatin për president në Amerikë Donald Trump, por idol i tij është ish presidenti amerikan, George Washington. Ismet Hebibi nga Juniku pretendon që shembullin e idhullit të tij amerikan ta jetësojë në Kosovë.

Ky burrë që me profesion është oftamolog, e që ka botuar libra me poezi e tregime, por edhe kolumne në gazeta, po pretendon se është kandidati i duhur për t’u bërë president i Kosovës.

Me ardhjen e tij në pushtet, Hebibi premton se do të tërheqë marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kundërkandidati i Hashim Thaçit u premton mbështetje edhe ushtarëve të UÇK-së

Hebibi, ëndërra e të cilit thotë të jetë shkenca, po premton se me tu bërë president nuk do të ketë korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Por, Hebibi e di që nuk mundet t’i bëjë duke garuar si kandidat i pavarur, prandaj po kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës.

Hebib Juniku, lajmin se do të kandidojë për president të Republikës së Kosovës e ka bërë publike edhe në tri faqet e tij në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...