Paralajmërohet rishqyrtimi i masave anti-Covid, infektologu Tolaj thotë se maskat më s’kanë kuptim

PUBLIKUAR

Qytetarët e Kosovës janë të detyruar të mbajnë maskën edhe në ambiente të hapura, qoftë edhe nëse ecin vetëm.

Mirëpo një masë të tillë, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kohë që po kërkon të largohet.

Drejtori i këtij Asociacioni Sazan Ibrahimi thotë se një masë të tillë e kanë larguar edhe shtetet e rajonit.

“Sipas informatave që i kemi për situatën në rajon, në ambiente të hapura është duke u lejuar lëvizja pa maska pasi po konsiderohet se një gjë e tillë nuk është e nevojshme”, deklaroi Ibrahimi për RTV Dukagjinin.

Që këto masa duhet të largohen po pajtohet edhe infektologu Ilir Tolaj.

“Nuk ka kuptim tashmë që maskat të mbahen edhe në ambient të hapur, rrugë apo lokale, pasi që ashtu edhe në lokale nuk janë mbajtur deri me tani. Po ashtu nuk ka arsye që ora policore të qëndrojë edhe më tej. E rëndësishme është që të parandalohen tubimet në ambiente të mbyllura gjatë kësaj periudhe të dimrit”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Ndërsa qytetarët kanë mendime të ndryshme se a duhet të mbahen ende këto masa apo të largohen.

“Mendoj se masat duhet të mbesin ën fuqi pasi duhet ruajtur popullata”, deklaroi qytetari Bajram Demaj.

“Maska pak mbron. Qytetarët duhet të mbrohen vet”, shprehet Sylejmen Berisha.

“Për sigurinë dhe shëndetin tonë do të ishte më mirë që masat të mbesin ën fuqi”, shprehet qytetarja Avdije Useini.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për RTV Dukagjini se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat që janë në fuqi

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...