Arsenali fiton një pikë në sekondat e fundit ndaj Crystal Palace

PUBLIKUAR

S’ka këndellje për Arsenalin. “Topçinjtë” barazuan në “Emirates Stadium” nga Crystal Palace me rezultat 2:2.

Arsenali kaloi i pari në epërsi përmes Aubameyang që realizoi në minutën e tetë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Me epërsinë e vendasve u mbyll edhe pjesa e parë e kësaj sfide.

Në të dytën, mysafirët e nisën me gol. Në minutën e 50-të Benteke barazoi shifrat në 1:1.

Kurse, goli i epërsisë për mysafirët erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes, kur Edouard realizoi një gol të bukur.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Arsenali barazoi rezultatin përmes Lacazette.

Me këtë barazim, Arsenali shkon në kuotën e 11-të pikëve në vendin e 12-të, kurse Crystal Palace mbetet i 14-ti me tetë pikë gjithsej.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...