Përmirësohet gjendja në Infektivë, lirohen disa reparte

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gradualisht po i rikthehet normalitetit.

Sipas SHSKUK-së, me përmirësimin e situatës janë liruar disa reparte dhe janë krijuar mundësitë për pranimin edhe të pacientëve me sëmundje tjera infektive.

“Kjo klinikë po shënon numrin më të vogël të pacientëve të hospitalizuar me COVID, që nga fillimi i valës së fundit të Pandemisë COVID 19”, thuhet nga SHSKUK.

Sipas këtij Shërbimi, momentalisht në Infektivë janë të shtrirë 12 pacientë nga COVID-19,  2 prej tyre në Mjekimin Intensiv.

Ndërkaq, sipas raporti të mëngjesit, në trajtim janë gjithsej 34 pacientë me sëmundje infektive.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...