Ardian Maraj vuan nga problemet në zemër, Adnani zotohet se do t’ia grumbullojë paratë (Video)

PUBLIKUAR

Ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni, në vazhdën e aktivitetit të tij humanitar, sot (e mërkurë) ka qëndruar në familjen Maraj, në fshatin Vrellë të komunës së Istogut.

Ai ka theksuar për Telegrafin se, ndonëse në adresë të tij kërkesat për ndihmë janë të shumta, ka vendosur që sot t’ia japë krahun kësaj familjeje, respektivisht djalit të tyre, 25 vjeçarit Ardian Maraj, i cili vuan nga komplikimet në zemër – brinjët i kanë depërtuar në zemër.

Në videon të cilën e ka prezantuar Hyseni në llogarinë e tij në Facebook, nëna e Ardianit tregon se si ka kërkuar para nëpër shumë qendra të Kosovës, me të vetmin qëllim që t’i grumbullojë paratë për shërimin e të birit, por që nuk kanë mjaftuar për shërimin e tij.

“Kur jam kthyer në shtëpi, shuma që i kisha mbledhur gjatë ditës ishte 20 ose 30 euro. Kush ka mirësi, le ta vendosë dorën ne zemër, me i ndihmuar këtij djali për me e dërguar për shërim ne Tiranë”, ka thënë ajo.

Derisa, vëllai i Ardianit, tregon se vëllai i tij është operuar edhe para dhjetë viteve, por ky operim ka qenë i pasuksesshëm.

“E kam parë një video në Facebookun e Adnanit që po angazhohet dhe po iu ndihmon njerëzve, dhe i kam kërkuar që të na ndihmojë edhe neve. Na duhen edhe 6.000 euro, për shërimin e Ardianit – operimi duhet të kryhet në Tiranë”, ka thënë vëllai i tij.

“Unë përsëri po e them që po shokohem se si ka këso raste në vendin tim. E kemi vizituar sot këtë familje dhe na kanë thënë se për shërimin e duhen 6.000 euro. Unë i kam thënë se 2.000 euro do t’ia heqim menjëherë (paratë që na i kanë dërguar shumë qytetarë) dhe se 4.000 euro tjera, me lejen e Zotit, do t’i bëjmë deri në fund të kësaj jave, me ndihmën e gjithë atyre dhjetëra dashamirësve që nuk po kursejnë nga pasuria për t’i ndihmuar iniciativat tona bamirëse”, ka theksuar Hyseni për Telegrafin.

Ai ka qëndruar sot edhe në Bashkësinë Islame e Kosovës (BIK) në Pejë, me të cilët janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre për t’i evidentuar rastet e familjeve skamnore në qytetin e Pejës dhe jo vetëm.

Adnani, duke i falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin atë financiarisht dhe moralisht, ka theksuar se të interesuarit mund ta kontaktojnë atë, në këta numra: 049- 366 – 300 dhe 045- 870- 300, si dhe përmes llogarisë së tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...