Messi e tradhton Barcelonën, vetëm për këtë vend

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka thënë se Barcelona do të jetë klubi i vetëm evropian që do të luajë, duke i mbyllur derën një kalimi të mundshëm në Manchester City ose Paris Saint-Germain.

Raportohej se City do të bënë një ofertë për Messin, por kishte dhe skuadra tjera nga Liga Premier dhe Ligue 1, që ishin të interesuara për shërbimet e argjentinasit.

“Kam thënë gjithmonë që Barcelona është shtëpia ime dhe këtu do të pensionohem, por e kisha fjalën për futbollin evropian”.

“Nuk do të mund të luaja për ndonjë skuadër tjetër në Evropë”.

“Por do të dëshiroja që të luaja në Argjentinë, pasi e kam lënë atë vend kur isha ende i vogël. Do të doja të isha pjesë e ndonjë ndeshje atje”, ka thënë Messi.

Në fund të karrierës Messi mund të luajë në ndonjërën nga skuadrat e Argjentinës, e ajo që është më afër zemrës është Newell’s Old Boys, ku e filloi edhe karrierën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...