Bayern Munich po e turpëron Leverkusenin, Lewandowski me gol të mrekullueshëm

PUBLIKUAR

Bayern Munich është duke e shkatërruar plotësisht Bayer Leverkusenin, pasi rezultati i pjesës së parë të takimit të tyre në Bundesligë është 5:0 për kampionin në fuqi.

Robert Lewandowski e hapi serinë e golave për Bayernin në minutën e 4-të në BayArena, duke shënuar gol të mrekullueshëm me thembër, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë e Bayernit, kur e futi topin në rrjetë nga afërsia pasi u shërbye nga Alphonso Davies në minutën e 30-të.

Thomas Muller e çoi në tri gola epërsinë e vizitorëve në minutën e 34-të, para se Sergej Gnabry ta shënonte golin e katër vetëm një minutë më vonë.

Gnabry e shënoi golin e pestë për Bayernin dhe të dytin personal në minutën e 37-të.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...