Austria mbështet Kosovën në proceset integruese

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me disa deputetë të parlamentit të Austrisë, pjesë e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të MPJ-së, delegacioni i deputetëve austriakë përbëhej nga Hannes Weninger, deputet nga radhët e partisë SPÖ, Wolfgang Gerstl nga ÖVP, Christoph Vavrik dhe Roman Pable (bashkëpunëtor i Vavrik) nga NEOS, Christoph Hagen nga Stronach dhe Gerhard Dörfler nga FPÖ.

“Në takim me deputetët austriakë, të cilët për herë të parë vizituan Kosovën, u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e integrimit të Kosovës në BE, për liberalizimin e vizave, për dialogun me Serbinë, por edhe për dialogun e brendshëm politik”.

“Zëvendëskryeministri Thaçi i njoftoi deputetët austriakë me të arriturat e Kosovës, veçanërisht për MSA-në dhe ndaljen e emigrantëve nga Kosova”.

“Nga ana tjetër, deputetët austriakë i dhanë mbështetje të plotë aspiratës së Kosovës për anëtarësim në BE dhe për fuqizimin e institucioneve demokratike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...