Lazio fiton me përmbysje ndaj Interit

PUBLIKUAR

Lazio ka shënuar një fitore të madhe me përmbysje ndaj Interit me rezultat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Serie A.

Ivan Perisic kaloi mysafirët në epërsi kur realizoi nga pika e bardhë në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Në të dytën, pamë një Lazio krejtësisht tjetër.

Fillimisht Immobile barazoi rezultatin në minutën e 64-të kur realizoi nga penalltia, ndërsa përmbysja u kompletua në të 81-tën kur Anderson realizoi.

Krejt në fund, Milinkovic-Savic shënoi për rezultatin final 3:1.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë, teksa Interi mbetet i treti me 17 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...