Sveçla: Dronët serbë shkelën hapësirën ajrore të Kosovës

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar, se i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak dhe komandanti i KFOR-it, pas aplikimit të reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve kishin ofruar një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në veri të vendit, e cila ishte refuzuar nga Serbia.

“Provokimet nga këto strukturat paralele vazhdonin në baza ditore, kishim edhe djegien e njërës prej pikave apo qendrave të regjistrimit civil në Zubin Potok dhe ndaj tjetrës me dy granata dore, të cilat fatmirësisht nuk shpërthyen. Ndërkohë, kemi filluar edhe bisedimet me faktorin ndërkombëtar, kishim dy propozime fillestare, njëra nga Lajçak dhe tjetra nga komandanti i KFOR-it, të cilat pala kosovare i pranoi, por u refuzuan nga pala serbe, por pastaj në një takim në Bruksel mes zëvendës-kryeministrit tonë dhe Lajçakut dhe përfaqësuesit të palës serb, u arrit marrëveshja për funksionalizimin e stikersave, të ashtuquajturave, apo fletave të bardha ngjitëse, të cilat mbulojnë simbolet e shteteve respektive”, tha Sveçla për abcnews.al.

Ministri konfirmoi gjithashtu shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga Serbia gjatë trazirave në veri pasi Kosova vendosi reciprocitetin e targave me Serbinë.

“Kishte momente kur fërkimet ishin më të mëdha, kishte momente të provokimit të hapur, sidomos nga Serbia, për shembull ata provokonin me fluturime shumë afër kufirit të Kosovës, si me avionë të prodhimit rus, ashtu edhe me helikopterë të prodhimit rus, kishte dronë të cilët i afroheshin kufirit, apo kemi pasur një rast kur edhe ka pasur shkelje të kufirit, kishte mobilizim të shtuar të xhandarmërisë, të ushtrisë serbe, por këto provokime, assesi, nuk na bënë që ne të ndryshojmë mendim.”

Por veriu i Kosovës ka probleme të mëdha, kontrabanda, krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore.

“Është evident fakti që sundimi i rendit dhe ligjit në këto komuna ka qenë i mangët, kjo për arsye edhe që nuk ka pasur vullnet politik të qeverive të mëhershme në Kosovë, por edhe ofrimit të një lloj ombrelle politike të gjitha këtyre veprimeve kriminale, ordinere.”

Qeveria Kurti nuk dëshiron mbajtjen e status quo-s në veri.

“Ne nuk jemi për një mirëmbajtje të status quo-s, në kurriz të rendit dhe ligj në Kosovë, por jemi për veprime të vazhdueshme, në mënyrë që rendi dhe ligji të imponohet në çdo cep.”

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...