Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e nderon legjendën e xhudos, Majlinda Kelmendi

PUBLIKUAR

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e ka nderuar legjendën e xhudos kosovare, Majlinda Kelmendi.

Përmes një shkrimi në uebfaqen e vetë zyrtare, “Olympics.com”, shtëpia e sportit ndërkombëtar e ka publikuar një shkrim për nder të xhudistes pejane, e cila së fundmi vendosi të pensionohej.

IOC e ka përmendur suksesin historik që Majlinda e arriti në Olimpiadën e Rios, ku u shpall kampione olimpike, përcjell “Gazeta Express.

Kjo njëherësh ishte medalja e parë e Kosovës në pjesëmarrjen e saj të parë si shtet në Lojëra Olimpike.

Majlinda tash do ta nisë zejen e trajneres, në tentim të nxjerrjes së kampionëve të tjerë olimpikë. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...