Madridi kërkon mbrojtës në Francë te Lyon

PUBLIKUAR

Jason Denayer ka rënë në radarin e Real Madridit.

Real Madridi po mendon që sa më parë të transferojë një qendër mbrojtësi dhe Jason Denayer është në listën e los Blancos sipas Defensa Central.

Reprezentuesi i Belgjikës është në vitin e fundit të kontratës me Lyonin dhe mund të transferohet si i lirë verën e ardhshme.

Nuk përjashtohet mundësia që Reali të tentojë ta marrë edhe në janar, duke parë çalimin që skuadra e Carlo Ancelotti po ka në aspektin defensivë që prej largimeve të Sergio Ramos dhe Raphael Varane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...