Messi e akuzon gjyqtarin: “Ai e bën me qëllim”

PUBLIKUAR

Argjentina ka marrë tri pikë me shumë vështirësi kundër Perusë në kualifikueset për Kupën e Botës, ku triumfoi 1-0.

Një gol i Lautaro Martinez i mjaftoi Argjentinës të marrë fitore në një teren të vështirë, por Lionel Messi s’mundi të heshtë pas ndeshjes duke akuzuar gjyqtarin, Wilton Sampaio, për referimin në këtë takim.

Ai ka postuar një foto në Instagram dhe ka shkruar:

Ndeshje e vështirë, e vështirë për të luajtur. Shumë erë, ata luanin shumë prapa, duke lënë pak hapësira për ne”.

Gjyqtari gjithmonë e bën këtë kur referon në ndeshje tona, ndoshta e bën me qëllim. Por mirë, në fund morën tri pikë dhe jemi afër objektivit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...