Mbyllet Mjekësi Sportive, asnjë pacientë i hospitalizuar me Covid-19

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Klinika Infektive II ose Mjekësia Sportive, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi në këtë spital aktualisht nuk është i hospitalizuar asnjë pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme  nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19.  Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme  nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19.  Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.

Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 17  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  4  pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11  pacientë

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...