Burri nga Leposaviqi vdiq para tre muajve, familja dyshon se dikush e sulmoi

PUBLIKUAR

Policia ka nisur hetimet rreth vdekjes së një personi nga Leposaviqi, pasi vajza e tij ka dërguar raportin e autopsisë dhe dyshon se dikush e kishte sulmuar, raporton Express

Viktima ka vdekur në muajin korrik të këtij viti, ndërkaq familjarët kishin deklaruar se ai ka qenë i sëmurë nga epilepsia.

Më 12 tetor, vajza e viktimës ka shkuar në stacion policor, ku ka dërguar raportin e autopsisë dhe dyshon se babai i saj ishte sulmuar.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”.

“Vdekje e dyshimtë-Leposaviq, 22.07.2021 – 09:30. Me datën 22.07.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Bazuar në deklarimet e familjarëve të tij, i njëjti ka qenë i sëmur nga epilepsia. Me datën 12.10.2021 në stacion policor ka ardhur vajza e viktimës e cila ka sjellë një raport të autopsisë dhe dyshon se viktima është sulmuar. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lart”, ka njoftuar policia.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...