Benzema s’po mendon për “EL Clasico”, do fitore njëherë n’Champions pas turpërimit nga Sheriff

PUBLIKUAR

Po afron “El Clasico”. Pas 25 vjetësh, Barcelona dhe Real Madridi do të zbresin në fushë dhe të luajnë “El Clasicon” pa futbollistët që kanë shkruar historinë, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Messi luan El Clasico që nga viti 2004, Ronaldo erdhi në Spanjë në vitin 2009 dhe luajti deri në vitin 2018, derisa Messi u largua në verë, në vitin 2021 – çka do të thotë se klubet do të zbresin në fushë duke u mbështetur krejtësisht në armë të tjera.

Para kësaj ndeshje, ka folur sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Ai e di se është sfidë e veçantë, e rëndësishme, por Reali u turpërua në Champions League javë më parë dhe Benzema thotë se është koha për të shpëtuar fytyrën, kur Madridi pak ditë para El Clasicos të zbresë në fushë dhe të përballet me Shakhtarin.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, shkojmë për të fituar dhe të marrin tri pikët sepse pas humbjes nga Sheriff ishte shumë e vështirë. Humbëm sfidën ani pse kishim shumë raste. Pas kësaj ndeshje vjen El Clasico, është një sfidë krejt ndryshe”, u shpreh Benzema. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...