Veseli: Amnesty International të sqarojë nëse Lushtakut po i shkelen të drejtat

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një deklaratë lidhur me raportimet që lidhen me gjendjen shëndetësore të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në deklaratën e kryeparlamentarit Veseli thuhet:

“Jam i shqetësuar nga raportimet në media, të cilat flasin, se si pasojë e grevës së urisë, është përkeqësuar gjendja shëndetësore e z. Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandant i njohur i UÇK-së.

Të drejtat dhe liritë e individit janë të pacenueshme në Republikën e Kosovës. Kërkoj nga institucionet përkatëse, si dhe raportuesit e pavarur të shoqërisë civile, si KMDLNJ dhe Amnesty International, që të qartësojnë nëse në rastin e Lushtaku këto të drejta dhe liri nuk janë respektuar”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...