Pothuajse çdo ditë kalojnë rrugën e njëjtë prej tri kilometrave. Familja Rexha nga fshati Kollovërtë i Mitrovicës, për shkak të kushteve në vitet e 80-ta u detyruan të vazhdojnë jetën larg vendlindjes. Njëjtë ishte edhe për 83-vjeçarin Bajram Bajrami. Por, ai gjithmonë kishte dëshirë të ndërtonte një shtëpi në vendin ku ishte rritur.
Vizitat në vendlindje i ndihmojnë edhe në përmirësimin e shëndetit.
Mirëpo, edhe pse gjendja e rrugëve nuk është e mirë, kjo nuk i ndalon vizitat e shpeshta të vendasve. Ani pse, mënyra e vetme për të arritur të sigurt deri në fshat është përmes veturave të mëdha.


