Vdes në moshë të re hoxha kosovar

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në moshë të re imami i fshatit Halabak, Nexhat Pllana, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, BIK ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Halabak.

“Njoftojmë miqtë, shokët dhe gjithë dashamirët, se në moshën 42 vjeçare ka ndërruar jetë imami i fshatit Halabak, Nexhat ef. Pllana. Varrimi i rahmetilut do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Halabak, në orën 17:00. Lusim Allahun e Madhëruar që rahmetliun ta ketë marrë në mëshirën e Tij dhe që ta shpërblejë me mirësitë e Xhenetit!”, thuhet në njoftim./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...