Katër prioritetet e Kuvendit

PUBLIKUAR

Kuvendin e Kosovës gjatë këtij viti e presin katër vendime të rëndësishme, pavarësisht paralajmërimeve të opozitës për bllokim seancash. Prioritet për këtë vit do të jenë: ratifikimi i marrëveshjes me Holandën për Gjykatën Speciale, transformimi i FSK-së në ushtri, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe zgjedhja e presidentit të vendit.

Kështu kanë vlerësuar përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët thonë se Kuvendi në vitin e kaluar ka dështuar të kryejë me sukses funksionin e vet ligjvënës dhe atë mbikëqyrës ndaj Qeverisë.

Megjithatë, subjektet opozitare duken të vendosura për të penguar punën e Kuvendit, pasi sipas tyre, kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin dhe duhet të shpallen zgjedhjet e reja.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se pavarësisht se opozita e ka penguar zhvillimin normal të seancave plenare, Kuvendi ka arritur që gjatë vitit të kaluar t’i miratojë të gjitha ligjet që i ka proceduar Qeveria, prandaj Haliti konsideron se Qeveria është ajo që nuk i ka kryer obligimet për përmbushjen e planit legjislativ.

“Realisht Qeveria nuk i ka përmbushur obligimet ndaj Kuvendit, pasi që ajo duhet t’i sjellë ligjet ose projektligjet për t’u miratuar në Kuvend. Të gjitha projektligjet që i ka sjellë Qeveria i kemi miratuar në të dy leximet gjatë vitit të kaluar”, ka deklaruar Haliti, duke shpresuar që këtë vit legjislativi i vendit do të arrijë t’i kryejë me sukses detyrat e veta. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...