Osmani dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar shpër sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës.

Sipas Osmanit, kjo dëshmon edhe një herë se sa të rrezikshme janë strukturat ilegale dhe të dhunshme të Serbisë, shkruan IndeksOnline.

E para e shtetit e konsideron gazetarinë si themelin e demokracisë dhe lirisë së një kombi.

“Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga Veriu i Kosovës. Ky është një demonstrim tjetër i rreziqeve që paraqesin strukturat ilegale dhe të dhunshme të Serbisë. Gazetaria është themeli i një kombi të lirë dhe demokratik. Gazetarët duhet të punojnë në një mjedis të sigurt”, ka shkruar presidentja në Twitter.

Reagimi i saj vjen pas një vazhde sulmesh ndaj gazetarësh në Veri, ku Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer aksion kundër kontrabandës.

Gjatë këtij aksioni, në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe atë të Veriut, Policia ka arrestuar tetë persona dhe ka konfiskuar mallrat e kontrabanduara.

Aksioni i Policisë u tensionua dhe u shoqërua me protestë e kundërshtim nga banorët e Mitrovicës së Veriut./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...