Momenti kur serbët në veri sulmojmë policët gjatë daljes nga një barnatore

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion kundër mallrave të kontrabanduara.

Ky aksion është zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe në veri të vendit.

Gjatë zhvillimit të aksionit në veri të vendit, Policia ka hasur në rezistencë nga serbët lokalë të cilët kanë bllokuar rrugët dhe gjithashtu kanë sulmuar pjesëtarët e policisë me gurë.

Në një video të publikuar nga “Radio Kontkat Plus”, shihet momenti kur serbët lokalë sulmojnë zyrtarët e Njësisë Speciale pasi dalin nga një barnatore në të cilën kishin hyrë për të konfiskuar mallrat e kontrabanduara.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...