Simeone: I kërkova Suarezit ta pyesë Messin nëse donte të vinte në Atletico

PUBLIKUAR

Diego Simeone ka treguar se kishte kërkuar Luis Suarezit ta pyesë ish-bashkëlojtarin e vet te Barcelona, Lionel Messi, nëse ai ishte i hapur për t’iu bashkuar Atletico Madridit.

Messi u largua nga Barcelona në verë, pasi i mbaroi marrëveshja me klubit, një vit pasi Suarezi iu bashkua Atleticos nga Camp Nou, raporton Gazeta Express.

Para se të konfirmohej kalimi i përfaqësuesit të Argjentinës në Paris Saint-Germain, Simeone i kërkoi sulmuesit të vet yll ta marrë vesh nëse Messit do t’i pëlqente t’i bashkohej kampionit spanjoll.

Duke folur për mediat argjentinase, trajneri i Atletico Simeone tha: “Unë nuk i telefonova Leos, por e thirra Suarezin për ta pyetur se çfarë po bënte Messi, se a atij do t’i pëlqente ideja dhe nëse kishte ndonjë mundësi që ai të vinte në Atletico”.

“Ishte diçka që zgjati tri orë, sepse PSG-ja e kishte vendosur tashmë ta merrte atë. pra, mundësia për të punuar me Messin nuk erdhi asnjëherë”, shtoi ai.

Messi i ka bërë pesë paraqitje për PSG-së këtë sezon, duke e shënuar një gol, kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...