Arrestohet në Ferizaj i dënuari me burgim për vjedhje, dërgohet në burg

PUBLIKUAR

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 36-vjeçar i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës, pasi ishte i dënuar me një muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Sojevë të Ferizajt.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Pas komplementimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një (1) muaji. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, bëhet e ditur në njoftim./

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...