Çfarë po paralajmëron Mergim Lushtaku me këtë foto me Hashim Thaçin

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka publikuar një fotografi me ish-presidentin e Kosovës në llogarinë e tij në Facebook.

“Dielli do të lind përsëri”, ka shkruar Lushtaku mbi fotografinë, duke mos sqaruar se çfarë ka paralajmëruar me këtë fotografi.

Kujtojmë se Gjykata Speciale ka urdhëruar Policinë e Kosovës të njoftojë se a mundet të garantojë lirimin e përkohshëm të të akuzuarve në Hagë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake urdhëron policinë që të sigurojë informacionin lidhur me  autoritetin dhe aftësinë e policisë së Kosovës për të kufizuar lirinë e lëvizjes e individëve që janë subjekt i lirimit me kusht, të monitoroje dhe kufizojë komunikimin e këtyre individëve,  të bëjë administrimin e arrestit shtëpiak dhe zbatimin e kushteve lidhur me lirimin e përkohshëm, dhe rastet e mëhershme të zbatueshmerisë se kushteve lidhur me lirimin e përkohshëm ose ndalimin e personave të akuzuar për krime të rënda”.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...