Liverpooli e do Dembelen

PUBLIKUAR

Futbollisti francez pëlqehet nga trajneri Jurgen Klopp dhe mund të përfundojë në “Anfield Road”

Liverpooli është i interesuar për Ousmane Dembelen.

Futbollisti francez është i padobishëm në Barcelonë dhe mund të largohet prje aty qysh në janar.

E mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se futbollisti anësor mund të përfundojë në “Anfield Road”, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Jurgen Klopp e admiron lojtarin, të cilin e do tek “Reds” qysh në janar.

Kontrata e Dembeles me Barcelonën po shkon drejt fundit.

Ai ka dështuar ta tregojë veten në “Camp Nou” dhe largimi prej aty duket të jetë i pashmangshëm.

Për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit spekulohet se mund të përfundojë në Angli ose në Francë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...