Njoftim i rëndësishëm për nxënësit, ja si do të organizohet mësimi një ditë pas zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Bazuar në kërkesën e Asociacionit të komunave që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve lokale ku votimet mbahen në shkolla), të mos mbahet mësimi në shkolla, Ministria e Arsimit Arbërie Nagavci ka marrë vendim bazuar në këtë kërkesë.

“Pra me datën 18 tetor 2021 (e hënë)  në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online sipas variantit C, derisa këtë ditë këto shkolla do të dezonfektohen dhe ajrosen.

Ndërsa në shkollat ku nuk janë mbajtur votimet për zgjedhjet lokale do të vazhdoj puna normalisht.

Një kërkesë të tillë Acociacioni i Komunave të Kosovës pati adresuar tek Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  znj.Arbërie Nagavci për t’i mbrojtur nxënësitë nga infektimet e mundshme me virusin e pandemisë Covid19”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...