Dëshmitari i katërt në rastin e Mustafës e fillon dëshminë

PUBLIKUAR

Ka nisur vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UÇK-së, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte, në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express.

Sot në Gjykatën Speciale është dëgjuar edhe dëshmitari i katërt në rastin e Mustafës, i njohur si komandant Cali.

Pasi dëshmitari i katërt u fut në sallë për të dëshmuara seanca kaloi në private.

Edhe ky dëshmitar është i mbrojtur nga Gjykata Speciale dhe identiteti i tij nuk do të bëhet i ditur.

Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, dhe përveç Jakup Krasniqit është i akuzuari i vetëm që e cilësoi procesin si padrejtësi në krahasim me mosgjykimin e serbëve që me urdhra shtetërorë kryen krime në Kosovë.

Kështu kishte mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm./Express/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...