“S’e di nëse mund të merrem më me futboll” – Neymari paralajmëron se Botërori 2022 do të jetë i fundit për të

PUBLIKUAR

Neymari e ka pranuar se nuk pret që të luajë në një Kampionat tjetër Botëror pas Kupës së Botës 2022 në Katar, duke thënë se trysnia e lojës së futbollit ka pasur ndikim të keq në trupin dhe në mendjen e tij.

Superylli i Paris Saint-Germain ishte ylli i Brazilit në Botërorët 2014 dhe 2018, por përpjekjet e tij për t’ia fituar lavdinë atdheut morën fund në gjysmëfinale dhe në finale të këtyre turneve, përkatësisht, raporton Gazeta Express

Kur ka mbetur më pak se një vit deri në Botërorin e radhës, ai nuk është optimist se karriera e tij me Kombëtaren do të zgjasë deri në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

“Mendoj se është Botërori im i fundit”, tha Neymar për DANZ në lidhje me Kupën e Botës Katar 2022.

“E shoh si të fundit sepse nuk e di nëse mendja ime do të ketë forcë për t’u marrë me futboll më”, shtoi ai.

“Prandaj do të paraqitem mirë, do të bëj gjithçka për të fituar me vendin tim, për ta arritur ëndrrën më të madhe që prej kur kam qenë fëmijë. Shpresoj se do ta bëj”, nënvizoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...