Parashikimi i motit për javën e ardhshme

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga data 11 tetor deri më 15 tetor, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij instituti, të enjten në vise të larta parashihen reshje bore.

Ndërsa, edhe gjatë javës do të vazhdojnë reshjet e shiut.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (11 – 15 tetor 2021)

Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe ne dekadën e dytë të muajit që jemi.

Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë.

Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve.

Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jen rreth zeros.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet  2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...