Paralajmërohen masa radikale për studentët që tentojnë t’i shesin vendet e tyre në konvikte

PUBLIKUAR

endra e Studentëve në Prishtinë këtë vit do të strehojë rreth katër mijë studentë.

Mirëpo edhe këtë vit, sikur vitet tjera disa studentë të cilët pranohen në konvikte, tentojnë të shesin kartelet e tyre.

Kjo dukuri sipas drejtorit të Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta kishte ndodhur edhe në të kaluarën.

Sfishta tha se do të marrin masa radikale ndaj atyre që tentojnë të bëjnë manipulime të tilla, transmeton Telegrafi.

“Ata studentë që kanë tentuar ta shesin atë vend që ju ka takuar, e që iu ka nda nga Qendra e Studentëve për ata studentë do të merren masa radikale që vitin e ardhshëm nuk kanë as mundësi të aplikojnë për një vend në Qendrën e Studentëve”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Sfishta bëri thirrje që studentët të mos shesin vendet e tyre.

“Ju bëj thirrje atyre që kanë tendencë të shesin vendin të mos e bëjnë atë pasi që është në dëm të tyre”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...